Der Judenstaat
Der Judenstaat ( gjermanisht, shqip. 'Shteti i Hebrenjve',[1] i përkthyer zakonisht[2] si Shteti Çifut) është një broshurë e shkruar nga Teodor Herceli dhe botuar në shkurt 1896 në Lajpcig dhe Vjenë nga Verlags-Buchhandlung e M. Brajtenshtajnit. Është nëntitulluar "Versuch einer modernen Lösung der Judenfrage" ("Propozimi i një zgjidhjeje moderne për çështjen hebreje") dhe fillimisht u quajt "Drejtuar Rotshildëve", duke iu referuar dinastisë bankare të familjes Rotshild [3] sepse Herceli planifikoi për ta mbajtur atë si një fjalim për familjen Rotshild. Baroni Edmond de Rotshild e hodhi poshtë planin e Hercelit, duke menduar se ai kërcënonte hebrenjtë në diasporë. Ai gjithashtu mendoi se kjo do të vinte në rrezik vendbanimet e tij në Palestinë.[4]
Konsiderohet si një nga tekstet më të rëndësishme të Sionizmit modern. Siç shprehet në këtë libër, Herceli parashikoi themelimin e një shteti të ardhshëm të pavarur hebre gjatë shekullit të 20-të. Ai argumentoi se mënyra më e mirë për të shmangur antisemitizmin në Evropë ishte krijimi i këtij shteti të pavarur hebre. Libri inkurajoi hebrenjtë të blinin toka në Palestinë, atdheu historik i hebrenjve,[5] edhe pse mundësia e një shteti hebre në Argjentinë konsiderohet gjithashtu pasi në Kushtetutën e atij vendi Neni 25 thoshte se: imigrimi i evropianëve do të mirëpritet.
Herceli popullarizoi termin "sionizëm", i cili u krijua nga Natan Birnbaum.[6] Lëvizja nacionaliste arriti kulmin me lindjen e shtetit të Izraelit në vitin 1948, por sionizmi vazhdon të jetë i lidhur me mbështetjen politike të Izraelit.
- ^ Sachar, Howard (2007). History of Israel: From the Rise of Zionism to Our Time (bot. 3 republication). New York: Random House. fq. 39. ISBN 978-0-375-71132-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Overberg, Henk (2012). The Jews' State – A Critical English Translation (bot. 1). Plymouth, UK: Rowman & Littlefield. fq. 3. ISBN 978-0765759733.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Herzl, Theodor (1988). "Biography, by Alex Bein". Der Judenstaat [The Jewish state]. transl. Sylvie d'Avigdor (bot. republication). New York: Courier Dover. fq. 40. ISBN 978-0-486-25849-2. Marrë më 2010-09-28.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pasachoff, Naomi (tetor 1992). Great Jewish Thinkers: Their Lives and Work. Behrman House. fq. 97. ISBN 0874415292. Marrë më 2 janar 2016.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cleveland, William L. A History of the Modern Middle East. Boulder, CO: Westview, 2004. Print. p. 224
- ^ Harper, Douglas. "Zionism". Online Etymology Dictionary.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)